Sejfulla Malėshova PDF Print E-mail
Monday, 12 November 2007
Sejfulla Malëshova (1900 - 1971), i njohur me emrin letrar Lame Kodra, është nga personalitetet e para disidente në kulturën shqiptare të Pasluftës. Shumica e poezive të Lame Kodrës janë botuar në vëlllmin Vjersha (Tiranë, 1945), ku ai e quan veten poeti rebel. Sipas Malëshovës, Shqipërisë i duhej integrimi kulturor dhe jo izolimi nga Evropa Perëndimore. Ai thoshte se detyra e intelektualëve shqiptarë: Eshtë që të vendosin lidhje të ngushta kulturale me popujt e Ballkanit, me Bashkimin Sovjetik, me Anglinë, Amerikën dhe me gjithë botën demokratike e progresive.
Në vitin 1953, me një guxim të hapur intelektual, Kasëm Trebeshina (1926) i dërgoi një "promemorie" Enver Hoxhës, duke e paralajmëruar se: ... shkatërrimi më i madh do të ndodhë në botën shpirtërore shqiptare. Shpërblimi për guximin e tij ishin tërë ato vjet burgimesh e persekutimesh dhe ndalimi i botimit të veprave të tíj. Edhe pse vepra e tij nuk është botuar e plotë, nga kritika serioze Trebeshina ka vlerësime nga më të lartat.
 
< Prev   Next >