| Mentor Xhemali |
|
|
|
| Monday, 12 November 2007 | |
|
Nje personalitet i shquar jo vetem i muzikes klasike, por edhe asaj partizane(marciale) e popullore eshte padyshim edhe i madhi dhe i paharruarri Mentor Gega (Xhemali). Ai radhitet ne qytetaret e nderit jo vetem te Permetit,qe lindi aq njerez te shquar,por ai hyri ne histori si krenari e kombit shqiptar.Me zerin,vokalin e tij muzika shqiptare,gjeti shkelqimin,bukurine,lulezimin e saj. Me 12 Maj 1924 qytetit te Permetit do ti shtohej edhe nje qytetar i ri. Mentori erdhi ne jete ne muajin me te bukur, te qytetit te Permetit,ne muajin e trendafilave. Qe i vogel Mentori u rrit me kenget e dasmave anes vjoses. "Sot kur kendoj kenget popullore permetare me duket vetja,sikur jam mbi burim,atje ku kam pasur shtepi,dhe me ngjallet femijeria"-kujtonte ne nje interviste. Kariera e tij filloi me ansamblin e ushtrise.Aty doli ne pah talenti i basit Mentor Xhemali.Aty kujton me respekt dhe mirnjohje ndihmen e madhe dhe bashkpunimin me dirigjentin e tij te pare Artistin e Popullit Gaqo Avrazi. Viti 1952 hap nje faqe krej te re ne jeten e tij.Per 4-vjet atij i akordohet bursa per ne konservatorin" P.I.Cajkovski",ne Gudsielnikov te Moskes,per te kryer studimet e larta ne degen e kantos.Mik dhe admirues i tij ishte dhe basi bullgar me fame boterore Nikolla Georev. Dashuria e tij me bijen e nje oficeri sovjetik behet shkaku qe ai te rikthehet ne atdhe pa mbaruar studimet. Per fat te keq nje ze brilant zurin vendin korist dhe jo solist ne korin e operas ne Tirane.Derisa talenti i tij mori vendin qe i takonte ate te solistit te pare si kengetar klasik ne TOB,nje bas bariton shperthyes dhe emocionues,nje ze i ngrohte,i dashur per te gjithe. Mentori i muzikes ecen bashke me vitet,dhe ne kujtojme madheshtine e tij neper skena ,dhe interprewtimet e tij mbreselenese ,ku ne opera do veconim "Nusja e shitur","Traviata","Jollanda',rolin e Don Basilios aq te dashur per te ,tek "Berberi i Seviljes',rolin e ciganit tek "Aleko",rolin e Gremenit tek "Eugjen Oniegini",e shume te tjera role te spikatura . Pjesmarrja e tij ne koncerte jashte atdheut ka qene mjaft e madhe.Duke filluar me Jugosllavine me 1947,Bashkimin Sovjetik 1949,1950,Poloni 1955,Gjermani,Ceki,Hungari,Bullgari dhe serisht ne Bashkimin Sovjetik 1959,Austri 1960,Finlande 1963,R P Kine 1963,Kube 1965,Turqi,1967 Kine 1967,1972. Ne Austri,Finlande dhe Poloni nderoi vendin me cmime dinjitoze. Me 9 prill 1992, Mentori ndahet perfundimisht nga ne, ligji i natyres ja keputi jeten.Kabate e gezuara permetare heshten,edhe mali i Dhembelit uli koken. Ashtu si Naimi,qe i kendoi atdheut me vargje edhe Mentori i kendoi atdheut me ze. Ai do mbetet nje nga figurat me te shquara te artit vokal,nje nga baset me te medhenj,nje emer i nderuar i artit dhe muzikes shqiptare. Nje ze qe do kumboje pergjithmone,sepse arti i madh mbi jeton. Sa here do permendet emri i tij do kujtoj ate himnin e vertete shqiptar kengen madhore "Per ty Atdhe" Jeta dhe kariera e tij kaluan ne epoka te veshtira per gjithe kombin shqiptar.Ai mbeti mes ketyre viteve te veshtira ashtu sic e meritonte,artist i madh i ketyre epokave,duke u nderuar me titullin e larte "Artist i Popullit". |
| < Prev | Next > |
|---|
Nonda Bulka 

